Siria rimerr kontrollin mes përleshjeve me besnikët e Bashar al-Assad

9 Mars 2025, 16:15 / BOTA ALFA PRESS

Siria rimerr kontrollin mes përleshjeve me besnikët e Bashar al-Assad

Ministria siriane e Mbrojtjes dhe Administrata e Përgjithshme e Sigurisë të shtunën rifituan kontrollin mbi shumicën e zonave që ishin destabilizuar ditët e fundit nga forcat besnike të ish-liderit të rrëzuar Bashar Assad, sipas raporteve të mediave zyrtare.

“Ne kemi rivendosur kontrollin mbi shumicën e zonave që u prekën nga krimet dhe kaosi i shkaktuar nga mbetjet e regjimit të mëparshëm,” citoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA.

Në koordinim me Administratën e Përgjithshme të Sigurisë, ministria ka mbyllur rrugët që të çojnë në rajonin e trazuar bregdetar “për të ruajtur rendin, për të parandaluar shkeljet e mëtejshme dhe për të siguruar kthimin gradual të stabilitetit”,  thuher sipas burimit.

Për më tepër, një burim i Administratës së Përgjithshme të Sigurisë i tha SANA-s se mbi 200 automjete të vjedhura janë gjetur në qytetin Jableh në provincën bregdetare të Latakias dhe zonat përreth.

Këto automjete u morën nga keqbërësit duke shfrytëzuar paqëndrueshmërinë e shkaktuar nga veprimet e besnikëve të regjimit të mëparshëm, tha burimi.

Burimi konfirmoi gjithashtu se “një numër i konsiderueshëm grabitësish” janë arrestuar.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128