Tragjedi në brigjet e Egjiptit! Fundoset nëndetësja turistike, raportohet për 6 viktima dhe 9 të plagosur

27 Mars 2025, 16:10 / BOTA ALFA PRESS

Tragjedi në brigjet e Egjiptit! Fundoset nëndetësja turistike,

humbur jetën ndërsa u plagosen nëntë të tjerë, katër prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.

Nëndetësja e quajtur Sindbad, e cila po kryente një turne detar në brigjet e Hurghada, mbante gjithsej 44 pasagjerë. Deri më tani, shërbimet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 29 persona.

Drejtoria e Sigurisë së Detit të Kuq ka marrë një raport për fundosjen e nëndetëses turistike, e ndodhur përpara marinës së një “hoteli të njohur”, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga mediat lokale.

Në vendngjarje janë dërguar 21 autoambulanca të cilat po transportojnë të plagosurit në spitalet lokale. 44 pasagjerët janë të kombësive të ndryshme dhe po merrnin pjesë në një ekskursion detar për të parë shkëmbinjtë koralorë dhe peshqit tropikal të Egjiptit.

Kjo nëndetëse e veçantë ka operuar rrugë turistike në Hurghada për disa vite. Sipas kompanisë Sharm Hurghada Excursions, turneu nënujor zgjat tre orë dhe kushton 81 euro për të rriturit dhe 42 euro për fëmijët. Deri më tani nuk janë konfirmuar apo bërë të ditur zyrtarisht shkaku dhe rrethanat e sakta të fundosjes.

Kujtojmë se ujërat e Detit të Kuq nuk janë të panjohur për aksidentet që përfshijnë anije turistike. Nëntorin e kaluar, një varkë e quajtur Sea Story u mbyt, ndërsa humbën jetën 11 njerëz.

 

Po ndodh...