
Tragjedia në Koçan: Arrestohen 3 ish-kryetarë komune


Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë një operacion të gjerë me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit, në lidhje me zjarrin që përfshiu lokalin e natës, ku humbën jetën 59 të rinj dhe u plagosën 178 të tjerë.
Sipas informacioneve të para, policia ka ndaluar ish-kryetarin e dorëhequr të Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, si dhe dy paraardhësit e tij, Nikollço Iliev dhe Ratko Dimitrovski.
Papazov është marrë në pyetje më 17 mars dhe ka dhënë disa sqarime mbi çështjen, të cilat aktualisht po krahasohen me provat dhe kompetencat e komunës. Ndërkohë, hetimet përfshijnë gjithsej 26 persona, përveç tre të ndaluarve së fundmi.
Sipas autoriteteve, lokali që u përfshi nga zjarri operonte me një licencë të falsifikuar dhe për vite me radhë nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë të kërkuara për një klub nate. Shkëndijat nga mjetet piroteknike gjatë një koncerti dyshohet se shkaktuan zjarrin tragjik në orët e para të 16 marsit.
Në shenjë zie për humbjen e jetëve, Maqedonia e Veriut ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar përgjegjësit e kësaj tragjedie.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide

Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?

I ka pjellë me Bashën

SPAK shpresa e shqiptarëve për çlirimin e demokracisë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128