
Videoskandali ku qëllonte me armë në mes të qytetit/ Jep dorëheqjen zv.kryeministri: Ishte sulm politik

Zëvendëskryeministri kroat Josip Dabro ka dhënë dorëheqjen ‘për arsye morale’ pasi një video e tij duke qëlluar me armë zjarri nga dritarja e një makine në lëvizje ndërsa këndonte me muzikë të lartë qarkulloi në rrjet.
“Unë paraqes dorëheqjen time të parevokueshme,” postoi Dabro në Facebook , pasi u përpoq të shpjegonte klipin, duke thënë se ishte filmuar vite më parë dhe se ai po përdorte plumba stërvitje.
Videoja, e bërë publike në fillim të kësaj jave, e tregon atë të ulur në sediljen e pasagjerit të një makine në lëvizje, duke kënduar me muzikë të lartë dhe duke gjuajtur me pistoletë në errësirë. Dritat në distancë duket se tregojnë një zonë të banuar.
“Jam i vetëdijshëm se këto rrethana krijojnë një barrë shtesë për qeverinë dhe partinë time. Si një njeri i përgjegjshëm dhe zyrtar publik, besoj se situata ime personale nuk duhet të shkëpusë vëmendjen nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe sektorit”, tha ai.
Ai tha se e filmoi videon përpara se të mbante ndonjë post në qeveri dhe pretendoi se transmetimi i saj ishte një sulm politik nga një ish-mik i kthyer në rival.
Dabro është një anëtar drejtues i partisë nacionaliste të djathtë, Lëvizja Atdheu, në koalicion me partinë e qendrës së djathtë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) të kryeministrit Andrej Plenkoviç. Zyra e Plenkoviç konfirmoi se Dabros i ishte kërkuar të jepte dorëheqjen të premten mbrëma dhe do të shkarkohej nga detyra sot.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128