Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi
6 September 2026, 23:50 / AKTUALITET
Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë malin e Tërbunit në Pukë, duke u përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje.
Era e fortë dhe terreni i thepisur malor po favorizojnë avancimin e flakëve, ndërsa ndërhyrja e forcave në terren paraqitet e vështirë.
Zjarri ka përfshirë edhe një banesë të pabanuar, ndërsa ekipet e angazhuara po vijojnë punën për të vënë nën kontroll vatrat dhe për të penguar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Situata mbetet problematike, teksa kushtet atmosferike dhe terreni i vështirë po komplikojnë operacionin për shuarjen e zjarrit.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Nga Eva Idrizllari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128