“Duam lirimin e protestuesve dhe ndalimin e dhunës policore”, aktivistja: Nuk tërhiqemi! Po mobilizohemi për dy protesta kombëtare

4 September 2026, 10:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka bërë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar dhe ka kërkuar ndalimin e asaj që ajo e cilëson si dhunë policore gjatë protestave.

Për News24, Vatnikaj tha se protestuesit kanë qenë të shqetësuar për mënyrën se si janë kryer arrestimet, duke theksuar se nga pamjet e publikuara numri i efektivëve të policisë ka qenë më i madh se ai i protestuesve.

Duam lirimin e protestuesve dhe ndalimin e dhunës policore. Ata kanë qenë të shqetësuar sepse arrestimet kanë qenë të dhunshme. Nuk e di nëse ka pretendime për dhunë specifike, por nga pamjet numri i policëve ka qenë më i madh se numri i protestuesve”, u shpreh ajo.

Vatnikaj deklaroi se protestat do të vijojnë çdo ditë, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ne do të protestojmë çdo ditë, derisa Rama të dorëhiqet”, tha aktivistja,.

Sipas saj, protestuesit kërkojnë edhe ndryshimin e klasës politike dhe krijimin e një klase te re politike. Vatnikaj paralajmeroi per dy protesta kombetare.

Kërkesa është edhe për ndryshimin e klasës politike, për një klasë politike jo të korruptuar. Protesta do të vazhdojë çdo ditë. Ne do të jemi çdo ditë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe nisjen e proceseve demokratike. Ditën e hënë bëhen 100 ditë. Të hënën dhe të shtunën kemi dy protesta kombëtare dhe presim mobilizim maksimal”, përfundoi ajo.

Po ndodh...

ide