Shpërdorimi i termit opozitë/ Bardhi dhe të tijët janë thjesht në pazar

24 Janar 2024, 15:53 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Shpërdorimi i termit opozitë/ Bardhi dhe të tijët janë
Gazment Bardhi në pak kohë ia ka kaluar edhe Sali Berishës për nga inkoherenca e qëndrimeve politike.

Nëse Berishës ‘i falet’ për shkak të moshës, Bardhi po e mbyll karrierën e tij politike ende pa nisur mirë.

Deri dje për të ai që e pengonte Reformën Zgjedhore është Edi Rama dhe Sali Berisha.

Sot që është ulur në prehërin e Berishës, ata që e pengojnë Reformën janë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Pra, mjafton se nga është interesi i Gazment Bardhit për të treguar se nga është e drejta.

Mungesë objektiviteti dhe qëndrimi politik.

Ai dhe deputetët që e ndjekin, sepse u duket Bardhi lider vizionar, treguan edhe sot që nuk e duan Reformën Zgjedhore, sidomos ashtu siç e propozon Lulzim Basha dhe PD, që ka të bëjë me lista të hapura 100%, sepse ata janë në pazar me Berishën përsa i përket emërimit në vende të sigurta, ngase nuk kanë as forcë dhe as takat të maten dhe të mbledhin vota individuale në popull dhe ndër demokratë.

Por ata nuk janë në pazar vetëm me Berishën, sepse të njëjtën gjë bëjnë edhe me Edi Ramën.

Pra, Edi Rama është i keq për sa kohë nuk i pranon ata në tavolinë, sepse po i uli dhe pranoi Edi Rama shndërrohet menjëherë në lider i mirë.

Pazari tjetër që po del në pah, është vota për të amnistuar deputetin Ervin Salinji në këmbim të votës për amnistinë e të burgosurëve.

Nëse një gjë të tillë, do ta bënte Lulzim Basha, me siguri ai do të ishte i shitur dhe peng i Ramës, mirëpo kur këtë gjë e bën Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashki, Flamur Noka, Ferdinand Xhaferraj, këta na dalin si politikanë vizionarë.

Ky, në fakt, është pazar i pastër sipas parimit “ma jep-ta jap-ta qis matanë”.

Ndërkohë që Lulzim Basha është i qartë në kërkesat e tij dhe të Partisë Demokratike, deputetët e Gazmet Bardhit dhe të Sali Berishës e reduktojnë të gjithë te pazari për të amnistuar Ervin Salianjin.

Kjo nuk është asgjë më shumë se sa shpërdorim i termit opozitë.

Gazment Bardhi dhe të tijët janë thjesht në pazar.

Po e tregojnë përditë me deklaratat dhe qëndrimet e tyre.

Po ndodh...

ide