
Në Bursën e Energjisë u tregtua energji me vlerën 310 milionë euro

Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) raportoi se në vitin 2024 faturimi i energjisë në shitje dhe blerje kapi vlerën e 310 milionë eurove.
Raporti vjetor për vitin e shkuar vlerësoi se në tregun e ditës në avancë u tregtua një volum total prej 1.17 milionë MWh ku çmimi klerues mesatar ishte 112.01 €/MWh.
Sa i takon rrjedhjes së energjisë të dhënat tregojnë se nga Shqipëria drejt Kosovës ishin 27.8 mijë MWh kurse nga Kosova drejt Shqipërisë: 241 mijë MWh.
Oferta në blerje ishte 1.53 milionë MWh kurse në shitje 1.86 milionë MWh.
Të dhënat e raportuara tregtojnë gjithashtu se rekordi i tregtimit për një Njësi Kohore të Tregut (MTU) ishte 497.87 MWh më 19 maj 2024. Rekordi ditor i tregtimit ishte 7,816 MWh në 23 maj 2024.
Rekordi mujor i tregtimit ishte 133.906 MWh në muajin maj. Ndërkohë rekordi për rrjedhën e energjisë u regjistrua në qershor me 41,859 MWh nga Kosova drejt Shqipërisë.
Në Vitin 2024, ALPEX u rrit me 17 Anëtarë të rinj të Bursës në Tregun e Ditës në Avancë dhe 2 Anëtarë të rinj të Përgjithshëm Klerimi. Totali i anëtarëve ishte: 36 anëtarë burse, dhe 4 Anëtarë të Përgjithshëm Klerimi.
Bursa Shqiptare e Energjisë nisi operimin e saj në 12 prill 2023 fillimisht vetëm për Shqipërinë dhe më pas në 2024-ën edhe me Kosovën. Aktorë të tregut por edhe Sekretariati i Energjisë kërkonin prej vitesh ngritjen e një platforme të tillë si një mekanizëm për rritjen e transparencës në treg por edhe rritjen e sigurisë energjetike.
Kjo u bë edhe më evidente gjatë vitit 2022 kur kriza e energjisë arriti kulmin e saj dhe kërcënimi real për vendet u bë sigurimi i energjisë dhe çmimet arritën nivele rekord./MONITOR

ide


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128