30 vite në arrati me identitet të rremë, si ra në gjurmët e FBI-së vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha
Sokol Hoxha, një nga emrat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare për gati tre dekada, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë, duke i dhënë fund një arratie 30-vjeçare që përfshiu disa shtete dhe identitete të rreme.
Hoxha, sot 51 vjeç, akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në Patos në mars të vitit 1997 dhe është dënuar me 25 vite burg nga drejtësia shqiptare. Paralelisht, ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet belge për vrasjen e Brunilda Dervishit, një krim që sipas hetimeve lidhej me aktivitetin e prostitucionit, ku viktima dyshohet se refuzoi të shfrytëzohej prej tij.
Pas krimeve në Shqipëri, Hoxha u arratis fillimisht drejt Greqisë, më pas u vendos në Belgjikë, ku vijoi aktivitetin kriminal. Pas vrasjes së Brunilda Dervishit në Bruksel, ai dyshohet se u largua drejt Britanisë së Madhe duke përdorur dokumente të falsifikuara kosovare, një skemë e përdorur nga shumë shqiptarë në fund të viteve ’90 për të përfituar leje qëndrimi gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Në Britani, ai ndërtoi një identitet të ri me emrin Hysen Gashi, identitet me të cilin më pas udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara në fillim të viteve 2000. Me këtë identitet, Hoxha arriti të jetonte për më shumë se dy dekada larg syrit të drejtësisë.
Por hetimet nuk u ndërprenë. Agjencitë ligjzbatuese shqiptare, amerikane, belge, britanike dhe kosovare shkëmbyen vazhdimisht informacione për lokalizimin e tij. Në vitin 2019, Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë dorëzoi kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij në SHBA.
Në vitin 2021, hetimet amerikane u intensifikuan dhe u fokusuan tek një shtetas shqiptar që jetonte në SHBA me identitet tjetër. Përmes krahasimit të gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografive të vjetra, autoritetet arritën të provonin se personi që fshihej pas emrit Hysen Gashi ishte në të vërtetë Sokol Hoxha.
Më 5 maj të këtij viti, ai u arrestua në shtetin e Ohajos. Pas përfundimit të procedurave ligjore, autoritetet amerikane miratuan ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ndërsa këtë të enjte ai mbërriti në Aeroportin e Rinasit me një fluturim çarter.
Burime bëjnë me dije se ndërkohë autoritetet britanike i kanë revokuar pasaportën britanike të përfituar me identitet të rremë, ndërsa drejtësia shqiptare ka nisur komunikimin me Belgjikën për transferimin në Shqipëri edhe të dënimit me burgim të përjetshëm që ai ka marrë në atë shtet.
Me ekstradimin e Sokol Hoxhës, mbyllet një nga arratitë më të gjata në historinë e drejtësisë shqiptare, ndërsa tashmë ai pritet të përballet me ekzekutimin e dënimeve për tre vrasjet që rëndojnë mbi të.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
Ca njerëz paguhen për të mbajtur gojën mbyllur!
Nga Orwell te algoritmet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128