Aksident i rëndë në Lezhë, 12-vjeçari ndërron jetë gjatë rrugës për në spital

2026-08-27 21:06:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident i rëndë në Lezhë, 12-vjeçari ndërron

 

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë-Shkodër.

Një automjet tip “Audi” ka përplasur një mjet me të cilin po lëvizte një 12-vjeçar. Përplasja ka qenë e rëndë dhe i mituri, pavarësisht transportimit me urgjencë drejt spitalit, ka humbur jetën gjatë rrugës.

Pas përplasjes, automjeti “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.

Po ndodh...