Protesta e 89-të/ Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
Ka nisur në Tiranë marshimi i qytetarëve në kuadër të protestës së 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku janë nisur në këmbë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë.
Gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij dhe ndryshim politik.
Protestuesit kanë përsëritur kërkesën për largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
Ata shprehen se protesta do të vijojë dhe se nuk do të tërhiqen nga qëndresa e tyre deri në përmbushjen e kërkesave.
Pas mbërritjes para Kryeministrisë, priten fjalime dhe vijimi i protestës kundër qeverisë.
Protesta e mbrëmjes së sotme shënon ditën e 89-të të tubimeve të njëpasnjëshme kundër qeverisë.
Po ndodh...
There is no turning back for Kosovo. POINT!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128