Mbyllet protesta e 89-të/ Nesër tubimi i 90-të, thirrje për protestë te selia e PS-së gjatë mbledhjes së Ramës

2026-08-27 22:35:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbyllet protesta e 89-të/ Nesër tubimi i 90-të, thirrje për

Ka përfunduar protesta e 89-të me radhë e organizuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje akoma më të madhe ditën e nesërme.

Në përmbyllje të aksionit të sotëm, protestuesit paralajmëruan se qëndresa do të vijojë pa ndërprerje. Ata i bënë thirrje qytetarëve t’i bashkohen nesër protestës së 90-të radhazi, me qëllim përshkallëzimin e mëtejshëm të reagimit dhe presionit ndaj ekzekutivit.

Përveç tubimit kryesor, ditën e nesërme është njoftuar edhe një tjetër aksion proteste përpara selisë së Partisë Socialiste. Ky grumbullim pritet të zhvillohet në mënyrë të paralele me mbledhjen që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë me ministrat e tij, ku protestuesit synojnë të shprehin revoltën e tyre direkt përpara selisë rozë.

 

 

Po ndodh...