Penalltitë ndëshkojnë Dritën, kampionët e Kosovës eliminohen nga Conference League
Drita është eliminuar nga Conference League pas një ndeshjeje që u vendos vetëm nga pika e bardhë. Kampionët e Kosovës barazuan 0-0 me Inter Club D’Escaldes pas 90 minutave dhe kohës shtesë, ndërsa në serinë e penalltive skuadra nga Andorra fitoi 4-2.
Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, Drita kishte nevojë për një rezultat pozitiv për të siguruar kalimin në fazën e ligës. Në pjesën e parë, skuadra kosovare u përqendrua më shumë te mbrojtja dhe nuk arriti të krijonte raste të pastra në sulm.
Pas pushimit, Inter Club D’Escaldes mori më shumë iniciativë dhe krijoi disa mundësi për shënim. Faton Maloku mbajti Dritën në lojë me disa ndërhyrje, duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar.
90 minutat përfunduan 0-0 dhe sfida shkoi në shtesë. As 30 minutat e tjera nuk sollën gol, duke e çuar kualifikimin te penalltitë.
Nga pika e bardhë, Inter Club D’Escaldes ishte më i saktë dhe fitoi 4-2. Kështu, Drita i jep fund aventurës në Conference League, ndërsa skuadra nga Andorra siguron një vend në fazën e ligës.
Po ndodh...
There is no turning back for Kosovo. POINT!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128