FLASH NEWS

“Denoncimet nga qytetarët, tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK”, Dumani: Ka rënie të numrit të kallëzimeve nga Policia e Shtetit

2025-04-14 11:56:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Denoncimet nga qytetarët, tregues i rritjes së besimit ndaj

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në KLP, është shprehur se ka rënie të numrit të kallëzimeve nga ana e policisë së shtetit, ndërsa shtoi se denonimet nga qytetarët janë tregues besimi ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Kreu i SPAK u shpreh se numri i të burgosurve nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme zë 9.5% të totalit të të burgosurve.

Ai shtoi se janë 145 çështje me 765 persona të pandehur, ku për 91 çështje vazhdon gjykimi.

Kallëzimet e nisura nga qytetarët janë tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK. Ndërsa vihet re ulje e numrit të kallëzimeve nga Policia e Shtetit. Numri i të burgosurve nga hetimet e SPAK zë 9.5% të totalit të të burgosurve.

145 çështje me 765 persona të pandehur. Për 91 çështje vazhdon gjykimi”, tha Altin Dumani.

 

Happening now...