Konflikti me sende të forta në lavazh, policia identifikon 2 autorët që plagosën 20-vjeçarin dhe 3 të rinjtë e tjerë

2025-03-10 10:45:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Konflikti me sende të forta në lavazh, policia identifikon 2

Policia e Vlorës ka identifikuar 2 bashkautorët që dyshohen se lënduan me sende të forta 20-vjeçarin K.H, i cili ndodhet në spital dhe tre persona të tjerë, që u dëmtuan lehtë.

Kujtojmë se ditën e djeshme në një lavazh në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë u regjistrua një konflikt i dhunshëm me sende të forta mes disa personave për motive ende të panjohura.

Nga sherri mbeti i lënduar një 20-vjeçar që është i shtruar në spital dhe tre të tjerë, të cilët pasi morën ndihmë mjekësore, u shoqëruan në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Gjithashtu policia sqaron se 20 vjeçari nuk është plagosur me thikë, siç u tha dje në njoftimi e policisë. 20-vjeçari sipas bluve është lënduar me sende të forta.

Në vijim të veprimeve për konfliktin në lagjen “Hajro Çakërri”, falë administrimit të pamjeve filmike, u identifikuan edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëautorë në dëmtimin me sende të forta të shtetasit K. H., 20 vjeç, i shtruar në spital, dhe të shtetasve R. Y., R. M. dhe D. I., të dëmtuar lehtë.

Sqarojmë se dëmtimi i shtetasit K. H. nuk është shkaktuar nga një mjet prerës, por nga goditje me sende të forta.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, së bashku me shtetasin A. B., 25 vjeç, shpallën në kërkim edhe shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L. B., 41 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Happening now...

ideas

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128