"He was shot in the head and died on the spot", how Rexhep Ismaili was killed after the clash over the coastal areas

2026-05-26 20:58:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

"He was shot in the head and died on the spot", how Rexhep Ismaili was

New details have been revealed by the show "Në Shënjestër" on News24 regarding the serious incident that occurred on the evening of May 7 in Qafë Gjashtë, Saranda, where Rexhep Ismaili was killed and Konstandin Vogli was injured.

According to the investigative file provided by the show, the armed clash is suspected to be related to conflicts over control of coastal areas and interests in tourism. The incident occurred at a bar owned by the Ismaili brothers, where Rexhep Ismaili, his brother Shahin Ismaili, Klodian Kroi, Armand Kanushi and Viktor Ruçi, known as Tori Ruçi, were at the table.

Investigations show that a group of people arrived at the bar with cars and motorbikes, led by Konstandin Vogli. According to security camera footage, the conflict initially started with hard objects and then degenerated into the use of firearms.

The footage shows that the main target of the group was Viktor Ruçi. At one point during the clash, Rexhep Ismaili took an automatic weapon from the premises of the bar and fired at the people who had entered his business. He was then shot in the head and died on the spot.

Excerpt from the documentary of the show "At the Target";

A city that until a few years ago was considered peaceful, unlike its coastal sisters, which had become arenas of fighting between criminal groups.

But even though there are no organized criminal groups that make law in the city, Saranda seems to have a different nature of domestic crime development.

A crime that is linked to the routes of drug trafficking from within the territory towards Greece, but also the fight for coastal spaces related to tourism in the area.

An enviable coastal area that lights up and reignites every time the summer season approaches.

Where interests and clashes between those known as the strongmen of the area clearly emerge.

A conflict that in recent years has resulted in many deaths and disappearances, but also serious attacks with car bombings and even attempts to blow up ships.

As was the case with the bloody clash that occurred on the evening of May 7, in the village of Qafë Gjashtë in Saranda.

Where citizen Rexhep Ismaili, owner of the bar where the serious incident took place, was killed,

Citizen Konstandin Vogli was also injured.

An event that at first glance seemed to be about a verbal argument between several people, but it was soon discovered that here too the clash was related to the already declared war for the coastal areas.

Por çfarë ndodhi mbrëmjen e datës 7 Maj midis grupit të kryesuar nga Konstandin Vogli, i cili mbërriti i shumtë në numër me disa makina por edhe me një armë me vete, dhe Rexhep Ismailit, pronarit të lokalit, që në këtë moment në tavolinë ishte ulur me vëllain e tij, dy njerëz të afërm si edhe me subjektin e vërtetë të sherrit që më pas do të degjeneronte në gjak të derdhur dhe plumba të shumtë që u gjendën kudo në lokal.

Cila ishte përplasja midis Konstandin Voglit dhe Viktor Ruçit, i njohur edhe si Tori Ruçi.

Ky i fundit një personazh tejet problematik me ligjin.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, njoftimi i parë për përplasjen me armë që kishte ndodhur brenda ambienteve të kafenesë së vëllezërve Ismaili në Qafë Gjashtë, mbërriti në Sallën Operative të Policisë së Sarandës rreth orës 21.30 të mbrëmjes së datës 7 Maj.

Ku policia e Sarandës mori njoftim fillimisht se i vdekur kishte mbetur Rexhep Ismaili, pronar i lokalit.

Por njëkohësisht edhe drejtues lokal politik në radhët e opozitës.

Më datë 7 Maj 2026, rreth orës 21.30, Salla Operative Komisariatit të Policisë Sarandë, ka marrë njoftim se në vendin e quajtur ‘Karburanti i vëllezërve Ismaili’, pikërisht në bar-kafen e këtij karburanti është vrarë shtetasi Rexhep Ismaili.

Ngjarje që ka ndodhur pas një konflikti të çastit me disa personave, të cilët kanë shkuar aty, në momentin kur viktima po pinte kafe me disa persona të tjerë.

Ajo që grupi hetues pa me të mbërritur në lokalin e vëllezërve Ismaili, ishte një kasaphanë e vërtetë.

Ku kudo vëreheshin shenjat e plumbave që ishin shpërndarë në të gjithë ambientin e brendshëm të biznesit.

Plumba që siç do të shikohet edhe nga kqyrja e parë dhe e dytë e vendit të ngjarjes, gjendeshin jo vetëm në xhamat e thyer të fasadës së bar-kafesë, por edhe në tendën e lokalit.

Çka të linte të hamendësoje se përplasja kishte qenë e tillë, sa qëlluesit kishin goditur kuturu pa u kujdesur për atë çfarë mund të ndodhte.

Por ndërsa ekspertët kryen kqyrjen e vendit të ngjarjes, të vetmit që nuk u gjendën aty ishin personat që kishin marrë goditje me armë. Konkretisht pronari i lokalit Rexhep Ismaili, i cili më pas u mësua se kishte mbërritur i pajetë në spitalin rajonal të Sarandës dhe Konstandin Vogli, që u mësua se kishte mbetur i plagosur, por që në fillim nuk u gjet nga policia. 

Ambienti Bar-Kafe i karburantit të vëllezërve Ismaili ku ndodhi ngjarja, gjendet në katin e parë të një ndërtese dykatëshe.

Hyrja e lokalit është në anën perëndimore të karburantit dhe nga kqyrja e parë rezultoi se kjo hyrje më konstrukt xhami, është e thyer plotësisht.

Gjatë kqyrjes së mëtejshme në verandën e lokalit, grupi hetues gjeti një telefon të markës ‘Samsung’ të ndezur, ndërsa gjatë kqyrjes së mëtejshme të vendit të ngjarjes u panë dhe mbetje gjaku. Si edhe një kapele me mbishkrimin ‘Puma’ e cila në pjesën e saj të prapme ka një vrimë tejshpuese.

Kjo kapele nga sa u kuptua ishte e viktimës Rexhep Ismaili. I cili mesa duket ishte qëlluar me një plumb në kokë.

Një situatë e cila në fillim ishte dukur kaotike por që më pas me zbardhjen e dinamikës se si kishte ndodhur, të dëshmive, por edhe të kamerave të sigurisë, zbuloi të gjithë rrjedhën e kësaj ngjarje, e cila mund të kishte qenë edhe më e rëndë në numra.

Plumba dhe shenja gjaku që u gjendën edhe në distancë nga lokali, çka la të kuptohet fillimisht për grupin e hetuesve se në këtë ngjarje mund të kishte edhe persona të tjerë të lënduar me armë zjarri.

Po kështu në vendngjarje u gjetën edhe gëzhoja të një arme tip kallashnikov.

Ndërkohë që gjatë verifikimit të ambienteve të jashtme, në distancë nga lokali, u konstatuan mbetje gjaku.

Ku në distancë 7 metra nga lokali u gjend një automjet tip ‘Audi’ me ngjyrë të zezë me targë AB 579 VU. Automjet ku në brendësi të tij u gjendën dy aparate celularë të ndezur. Ndërsa në anën ngjitur me lokalin u gjet një krehër me 30 fishekë.

Por po kështu pas krehjes së imtësishme të ambienteve të jashtme të lokalit, policia mundi të gjejë edhe një armë automatik, që mesa duket ishte përdorur gjatë shkëmbimit të zjarrit midis grupit që erdhi nga jashtë lokalit dhe atij që ndodhej i ulur në tavolinën e përbashkët. 

Në ambientet e jashtme pranë disa makinerive, në një zonë me bimësi u gjet një armë zjarri automatik model 56 më qytë të prerë, me krehër të vendosur në të dhe siguresë të ulur, ku në krehër u gjetën 21 fishekë.

Vetëm një ditë më pas, më datë 8 Maj, pasi u këqyr edhe njëherë vendi i ngjarjes, u konstatuan dëmtime të shumta nga armë zjarri, pjesë metalike që gjenden të shpërndara kudo ndërsa në tendën e mesit në lokal, u gjend një vrimë tejshpuese.

Por si ndodhi përplasja midis grupit të kryesuar nga Konstandin Voglit dhe atij që ishte në tavolinë. Ku pavarësisht se viktimë mbeti Rexhep Ismaili, pronari i lokalit, shënjestra e vërtetë ishte Viktor Ruçi.

Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë në lokal të kryer nga grupi hetues rezulton se gjithçka nis në orën 21.28 të mbrëmjes së datës 7 Maj.

Kamera të cilat fillimisht tregojnë pronarin e lokalit Rexhep Ismaili, të ulur në një tavolinë me katër persona të tjerë.

Midis tyre vëllai i tij Shahin Ismaili, dy njerëz të njohur të tij të identifikuar si Armand Kanushi dhe Klodian Kroi si edhe Viktor Ruçi, i njohur si Tori Ruçi.

Është pikërisht kjo koha kur në hyrjen e jashtme të lokalit shfaqen një e nga një grup i cili më pas do të sulmojë tavolinën ku ndodheshin të ulur Rexhep Ismaili dhe të njohurit e tyre, ndër ta dhe Viktor Ruçi.

Të cilët vijnë me motor dhe me makina.

Nga kamerat e sigurisë vihet re se në tavolinën e jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit Rexhep Ismaili ndodhen 5 persona. Konkretisht Rexhep Ismaili, Shahin Ismaili, Armand Kanushi. Tori Ruçi, Klodian Kroi.

Pikërisht në këtë moment në orën 21.48 min, nga rruga e vjetër Himarë-Sarandë shfaqet një motor, ku një drejtim të këtij mjeti është Lulzim Tabaku. Menjëherë pas këtij motomjeti vijnë tre makina.

Respektivisht ‘Porsche’ Cayene i drejtuar nga Konstandin Vogli; ‘Audi’ Q8 me ngjyrë të zezë nga ku del Idriz Çelo; ‘Audi’ A7, nga ku del Mario Agalliu si dhe pas tyre një tjetër motor ku ndodhen dy persona. Ku personi mbrapa është Ermal Shkalla.

Nga ajo që dallohet nga kamerat e sigurisë është se i pari që sulet për të goditur është Konstandin Vogli. I cili dallohet teksa mban në dorë një send të rrezikshëm. Një kazmë me të cilën godet Viktor Ruçin.

Ruçi që bën të zbrapset me qëllim për t’i shpëtuar goditjeve.

Bazuar në pamjet filmike, pasi grupi mbërrin në lokalin në pronësi të Rexhep Ismailit, në fillim ata shkojnë te Tori Ruçi.

I pari që shkon në drejtim të tij është Konstandin Vogli, që mban në dorë një mjet të mprehtë dhe godet Viktor Ruçin.

Në këtë moment në grindje përfshihen shumë persona. Midis tyre edhe Lulzim Tabaku, që duket se në dorë ka një armë zjarri, që po shtyhet me shtetasin Shahin  Ismaili.

Është pikërisht ky momenti, kur kamerat tregojnë pronarin e lokalit, Rexhep Ismaili, i cili pasi shkëputet nga grupi që po përplaset, kthehet pas disa sekondash me një armë kallashnikov në dorë.

Të cilën e mbante në një nga anekset e lokalit.

Rexhep Ismaili që me t’u shfaqur me armë në dorë, fillon dhe qëllon ndaj grupit te djemve që kishin sulmuar në lokalin e tij.

Çasti kur si kundërpërgjigje ai merr një plumb në kokë nga Lulzim Tabaku.

Gjë kjo e dëshmuar tanimë dhe nga kamerat e sigurisë të sekuestruara nga grupi hetues.

Gjatë përplasjes me mjete të forta, në një moment Rexhep Ismaili largohet dhe shkon në një dhomë në krah të lokalit nga ku del aty me një armë zjarri në dorë të tipit automatik. Ajo që vihet re gjatë këtij momenti është se Ismaili bën shkrepje me armë në drejtim të rrugës, ndërsa personat që kanë ardhur nga jashtë nisin të largohen. I vetmi që nuk largohet është Lulzim Tabaku, i cili drejton armën drejt Rexhep Ismalit, që pas këtij momenti bie në tokë dhe nuk ngrihet më.

Ky duket se është edhe fundi i të gjithë përplasjes midis dy grupeve të personave të përfshirë në konflikt. Pasi ajo që vihet re më tej është se personat e ardhur nga jashtë lokalit, nisin të largohen me mjetet e tyre,

Por ndërkohë që duket se gjithçka ka përfunduar, këtu kamerat dokumentojnë një tjetër episod.

Atë të momentit kur një nga vëllezërit e tashmë viktimës Rexhep Ismaili, merr armën dhe qëllon ndaj Konstandin Voglit, që mbetet i plagosur.

Pasi përplasja me armë përfundon Lulzim Tabaku hipën në motor dhe largohet në drejtim të rrugës nga erdhi.

Po kështu nga vendi i ngjarjes largohet edhe ‘Audi’ 7. Në këtë moment ajo që vihet re është se vëllai i viktimës Rexhep Ismaili, Hajredin Ismaili merr armën që kishte i vëllai dhe drejtohet në drejtim të personave që kishin mbetur jashtë lokalit. Në këtë moment Konsandin Vogli vihet re teksa çalon dhe largohet andej nga erdhi me makinën e tij ‘Porsche’. Ku në vendngjarje mbetet vetëm ‘Audi’ A8 ndërsa personat e tjerë largohen me vrap. Po kështu nga vendi i ngjarjes largohet edhe motori tjetër.

I pari që u mor në pyetje në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në lokalin në pronësi të vëllezërve Ismaili, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili dhe u plagos Konstandin Vogli, ishte vëllai i viktimës, Shahin Ismaili.

I cili tregoi fillimisht për grupin hetues, se si u bashkua në tavolinë me ta Viktor Ruçi, në kafenenë e tyre, atë mbrëmje.

“Atë mbrëmje unë kam qenë në lokalin e karburantit së bashku me vëllain tim Rexhepin dhe po bisedonim për një defekt në kompresor. Më pas unë jam çuar dhe kam shkuar të marr një kushëririn tim të quajtur Klodian Kroi, dhe më tej të dy jemi kthyer te  karburanti ynë për të pirë kafe.

Pas pak aty kanë ardhur edhe dy persona të tjerë, konkrerisht Tori Ruçi dhe Armand Kanushi. Më pas bashkë me ne u bashkua edhe vëllai im Rexhepi.”

Shahin Ismaili rrëfeu më tej se nuk kishte kaluar shumë kohë, kur nga vendi ku ndodhej i ulur në kafe me villain e tij Rexhep Ismaili dhe personat e tjerë midis tyre dhe Viktor Ruçin, pa dy makina të ndalonin përpara kafenesë dhe nga aty të zbrisnin disa persona të ‘armatosur’ me shkopa bejsbolli.

Në duart e të cilëve dalloi edhe një armë zjarri.

Nuk kishte kaluar shumë kohë kur ishim ulur, kur përpara lokalit pashë dy makina. Një me ngjyrë të zezë dhe një me ngjyrë gri.

Ku nga makinat zbritën disa persona të cilët mbanin me vete shkopë bejsbolli dhe armë.

Në momentin që këta persona u drejtuan drejt tavolinës ku ne ishim ulur, unë i dola përpara njërit prej tyre që mbante armën në dorë dhe u përlesha me të, duke i thënë që jam Shahini. Ai më tha: ‘s’kemi gjë me ty’. Unë i them: ‘Me kë e keni me vëllain tim?’

Ai mu përgjigj që ‘s’kemi gjë më vëllain tënd’, por nuk më tha se me kë.

Nga të gjithë personat që ndodheshin aty, Shahin Ismaili, identifikoi vetëm një prej tyre. Edhe atë nëpërmjet pseudonimit ‘Lëkura’  që mbante.

Ndërkohë që ata i bënë të ditur se nuk kishin problem me ata si pronarë të lokalit, por me personin që ndodhej në tavolinë me ta, Viktor Ruçin.

“Njëri prej personave të cilin e njoh me pseudonimin ‘Lëkura’ më thotë që ‘s’kemi gjë me ty, por e kemi më dikë tjetër’.

Në këtë moment një nga personat qëlloi tre herë me pistoletë, si dhe kam parë vëllain tim Rexhepin me armë në dorë.

Në këtë çast kam dëgjuar të shtëna dhe kam parë vëllain tim të shtrirë në tokë.

Më pas e kemi ngjitur vëllain në makinë dhe e kemi sjellë në spital”.

Shahin Ismaili tha se personat që erdhën dhe i sulmuan në lokal, nuk i njeh me emër, por me fytyrë po.

Ai diti të thotë përpara grupit hetues se personi me pseudonimin ‘Lëkura’ ishte nga fshati Shën Vasil, dhe se nuk kishin konflikte me njeri si vëllezër.

Por diti të thotë se personi që ishte në konflikt me agresorët ishte Viktor Ruçi.

Kjo pasi ai kishte një lokal në zonën e Krorëz, që i ishte prishur.

Një tjetër dëshmitar okular që u pyet ishte kamarieri i lokalit ku ndodhi përplasja që përfundoi në përdorimin e armëve.

“Unë jam i punësuar si kamarier te lokali I vëllezërve Ismaili. Atë mbrëmje në tavolinë ndodheshin Rexhep Ismaili, vëllai i tij Shahini si dhe tre persona të tjerë që nuk i njoh me emra. Në momentin që filluan të shtënat unë isha në tualet për nevoja personale. Me të dëgjuar të shtënat me armë, unë nga frika nuk dola. Pasi pushuan të shtënat unë dola por nuk pashë njeri. Ndërkohë që jashtë kishte shumë njerëz”, ka thënë Ronaldo Muharremi.

Një tjetër person që u pyet në cilësinë e personit që kishte dijeni për ngjarjen, ishte edhe Klodian Kroi.

Njeri i afërt me vëllezërit Ismaili, që në atë moment ndodhej me ta në tavolinë kur nisi përplasja me grupin që erdhi nga jashtë lokalit.

“Fillimisht në tavolinë isha unë, Shahini dhe Rexhepi. Më pas u bashkuan edhe dy persona të tjerë Viktor Ruçi dhe Armand Kanushi. Pas 40 minutash përpara lokalit erdhën dy makina, një ‘Audi’ i zi dhe para tij një makinë tjetër që s’më  kujtohet. Si dhe një person tjetër me motor që kishte skafandër në kokë. Nga ajo që pashë është se nga makinat zbritën 6 apo 7 persona. Të cilët filluan të shanin Viktorin dhe qëlluan me gurë”, ka thënë Klodian Kroi.

Klodian Kroi rrëfeu më tej se pasi u përplasën në mënyrë verbale dhe fizike me grupin e shumtë në numër që erdhi nga jashtë lokalit, situata precipitoi shpejt në përplasje me armë.

Ku ai që mësoi që mbeti i vdekur ishte Rexhep Ismaili, me të cilin kishte edhe lidhje gjaku.

“Unë në këtë moment hyra në lokal dhe para meje dolën Rexhepi dhe Shahini, që u thanë të largoheshin nga prona e tyre. Ata në një moment u tërhoqën dhe nuk po qëllonin. Më pas unë kalova te lokali tjetër më poshtë. Aty pastaj ata filluan përsëri të qëlloheshin dhe dëgjova edhe të shtëna me armë. Në këtë kohë dëgjoj njërin që thotë që qëlluan Rexhepin dhe unë u ktheva te lokali ku ishim në fillim. Ndërsa personat të cilët qëlluan u larguan me makinat e tyre, por nuk e di se çfarë drejtimi morën. Ndërkohë ne morëm Rexhepin, e hipëm në makinë dhe u nisëm për në spital. Më pas unë u ktheva për të marrë telefonin në lokal, aty ku edhe u shoqërova nga policia”, tha ai.

Një tjetër person që përjetoi tmerrin e përplasjes me armë në lokal, ishte edhe një nga klientët e përnatshëm të kafenesë në pronësi të vëllezërve Ismaili.

Florian Piro që shpëtoi pa lënndime, por që rrëfeu se çfarë ndodhi në ato pak minuta në lokal.  

"I went to the Ismaili brothers' bar at 9:00 PM to watch the football match. When I went there, outside I found Rexhepi, his brother Shahini, a person named Klodi, another named Mandi and a bearded man I don't recognize. Within a few minutes, two cars arrived outside the bar. From where some people got out and started throwing stones at the bar and then sticks at the people there. At this moment I got under the table and didn't move until they left. Then I heard screaming and Rexhepi was lying on the ground, who was put in a car and taken to the hospital./ In Shënjestër

Happening now...

ideas