“Arrestim i paligjshëm”/ Gjykata liron 14 protestuesit, momenti kur dalin nga gjykata mes brohoritjeve

2026-09-04 15:50:00 / POLITIKË ALFA PRESS
“Arrestim i paligjshëm”/ Gjykata liron 14 protestuesit, momenti

Gjykata e Tiranës ka liruar të 14 protestuesit të cilët u arrestuan disa ditë më parë te Kryeministria teksa tentuan të bllokojnë hyrje daljet e godinës në një kohë që kryeministri Edi Rama ndodhej brenda.

Gjykatat e ka cilësuar të paligjshëm ndalimin e tyre dhe ka vendosur lirimin e menjëhershëm. Para gjykatës ndodheshin mbështetësit e protestuesve teksa bënin thirrje për revolucion.

14 protestuesit u arrestuan dhe 3 të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë pas protestës të së martës, e 94-tërta në radhën e protestave të zhvilluara para kryeministrisë.

Të arrestuarit i përkasin moshave nga 28 në 50 vjeç. Ata u prangosën pas përplasjes fizike me policinë, teksa bllokuan hyrje daljet e kryeministrisë në një kohë që kryeministri Edi Rama ndodhej në godinë.

Po ndodh...

ide