“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis misionin në Tiranë

2026-09-04 16:37:00 / POLITIKË ALFA PRESS
“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!” Me këtë përshëndetje në gjuhën shqipe, ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka nisur misionin e saj në vendin tonë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga Tirana, Moreira de Sousa shpreh mbështetjen e Bashkimit Europian për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit, ndërsa vlerëson mikpritjen dhe bukuritë e vendit.

Krenare që nis misionin tim si Ambasadore e re e BE-së në Shqipëri. Mbështetja e rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian do të jetë në qendër të misionit tim dhe mezi pres të punoj me të gjithë ju për arritjen e këtij qëllimi”, shkruan ambasadorja.

Po ndodh...

ide