Autobusët në Tiranë rikthehen me kapacitet të plotë, qeveria subvencion 3-mujor për naftën

2026-09-02 13:33:00 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Autobusët në Tiranë rikthehen me kapacitet të plotë,

Autobusët në Tiranë do të rikthehen me kapacitet të plotë.

Gjatë takimit me institucionet përkatëse, Shoqatat e Transportit kanë rënë dakord me kushtet e qeverisë.

Qeveria do të japë subvencion 3-mujor për naftën dhe kështu urbanët do të kthehen në punë me flotën e plotë.

Në 1 shtator, rritja e çmimit të naftës vuri në vështirësi transportin publik.

 

Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban paralajmëruan se do e reduktonin me 20-30 përqind të flotës së tyre të autobusëve në qarkullim.

Kjo, pasi nuk përballonin dot kostot, për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

 

Po ndodh...

ide