Emërimi i prokurorit Ols Dados përfundon në Apelin Administrativ, hidhet shorti për ankimimin e Veliajt

Është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit Administrativ për ankimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj lidhur me padinë për mënyrën e emërimit të Ols Dados.
Pas humbjes së çështjes në shkallën e parë, ankimimi është dërguar në Apelin Administrativ.
Çështja i ka rënë për shqyrtim gjyqtares Blerona Hasa.
Më herët Veliaj ka deklaruar se gjykata e shkallës së parë nuk e ka shqyrtuar në themel çështjen dhe kërkon që pretendimet për ligjshmërinë e emërimit të Dados të shqyrtohen nga Gjykata Administrative e Apelit. Veliaj ngre gjithashtu argumente mbi kriteret që, sipas tij, nuk janë përmbushur në momentin e emërimit të Dados në vitin 2008 dhe kërkon verifikimin gjyqësor të aktit të emërimit. Në reagimin e tij, kryebashkiaku e lidh çështjen edhe me parimin e barazisë para ligjit dhe kontrollin gjyqësor mbi ushtrimin e pushtetit penal.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në shkurt të vitit të kaluar nga Prokuroria e Posaçme me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë dhe po gjykohet nën masën e sigurisë “arrest me burg” në Gjykatën e Posaçme.
Po ndodh...
Basha, Berisha and a meeting with parents in the USA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128