Me plisa, flamuj të UÇK dhe këngë patriotike, shqiptarët para tribunalit në Hagë

2026-09-16 09:10:00 / KOSOVA ALFA PRESS

Me plisa, flamuj të UÇK dhe këngë patriotike,

Shqiptarët janë mbledhur para tribunalit në Hagë, aty ku pritet që të jepet vendimi sot për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me plisa, flamuj të UÇK dhe këngë patriotike, shqiptarët janë mbledhur në mbështetje t ëish drejtuesve të UÇK.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00 dhe do të jetë publike, me transmetim në shqip, anglisht dhe serbisht. Vendimi pritet me interes të jashtëzakonshëm në Kosovë, ndërsa në Prishtinë janë bërë përgatitje që qytetarët ta ndjekin atë drejtpërdrejt në një ekran të madh. Edhe në Hagë pritet prani e shqiptarëve të ardhur nga Kosova dhe vende të ndryshme të Europës.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020. Procesi gjyqësor nisi më 3 prill 2023 dhe, pas dëshmive të qindra dëshmitarëve, mijëra dokumenteve dhe përballjes mes Prokurorisë dhe mbrojtjes, sot çështja mbërrin në momentin e saj vendimtar në shkallën e parë.

 

Katër ish-drejtuesit e UÇK-së përballen me dhjetë akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Mes tyre përfshihen përndjekja, burgosja, akte të tjera çnjerëzore, tortura, vrasja dhe zhdukja me forcë, si dhe akuza për arrestim e ndalim të paligjshëm ose arbitrar dhe trajtim mizor.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Specializuar, krimet e pretenduara janë kryer gjatë periudhës mars 1998–shtator 1999 në disa zona të Kosovës dhe në Kukës e Cahan, në veri të Shqipërisë.

Prokuroria pretendon se viktimat përfshinin civilë, persona që nuk merrnin pjesë në luftime dhe njerëz të konsideruar kundërshtarë të UÇK-së.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

 

Po ndodh...

ide