Në mungësë të filozofisë politike, shqiptarët ballafaqohen me nacionalizmin sërb në Maqedoni Veriore

Në vend që opozita shqiptare Fronti Europian, ta neutralizojë logjikën e Apasievit dhe Stoilkoviqit, egër e sulmon Vlenin dhe eksponentët shqiptar në pushtet. Kjo mendësi tregon se inati i tipit "për inatin e vjehrrës, le të vdes nusja" është shkatërrues për idetë shqiptare.
U bëj thirrje Ali Ahmetit, Zijadin Selës që ta lënë mënjanë inatin dhe të lirohen nga kërcënimet e personazheve nga listat e zeza të SHBA-ve, sepse vetëm po e dëmtojnë çështjen shqiptare.
U bëj thirrje krerëve të Vlenit: Bilall Kasamit, Arben Taravarit, Izet Mexhit, Zeqirja Ibrahimit që të jenë të vëmendshëm dhe mos konfrontohen pafund me opozitën shqiptare, pasi qytetarët u kanë dhënë votë dhe pushtet, për të vepruar politikisht.
Parlamenti është vend i debatit dhe përplasjeve të ideve. U sygjeroj që Parimin e Badinterit që nuk është përdour ta funkcionalizojnë dhe vendosin sa herë që mund të provohet tu hiqet liria shqiptarëve, dje dhe sot.
Për ta përdor Parimin e Badinterit ska nevojë për marrëveshje politike, pasi e kanë që të gjitha partitë shqiptare objektiv politik, që e garanton Marrëveshja e nënshkruar e Ohrit.
Shqiptarët duan rezultate konkrete nga Vleni dhe duan opozitarizëm nga Fronti, tjerat janë hi syve për publikun.
Happening now...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ideas
Did December '90 fail in its mission?!
Will Berisha take stock of the first in his second speech?
First Secretary of the Democratic Party
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
