Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren në Fier, arrestohet 63-vjeçari

2025-03-14 12:58:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren në Fier, arrestohet

Policia e Fierit ka vënë në pranga një të moshuar i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në rrugë, një vajzë 14-vjeç. I moshuari që u vu në pranga është H. P., 63 vjeç, banues në Fier.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. P., 63 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në rrugë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 14-vjeçe”, njofton Policia.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.