Pentagoni publikon dosjet sekrete të UFO-ve, shfaqet objekti misterioz në formë ylli

Me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA ka publikuar dhjetëra dokumente që më parë ishin të klasifikuara, të lidhura me pamje të dyshuara të UFO-ve.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për rreth 160 dosje që përmbajnë video, foto dhe raporte mbi fenomene të paidentifikuara në ajër.
Publikimi është bërë në kuadër të një politike për më shumë transparencë ndaj publikut amerikan dhe pritet të vazhdojë edhe me materiale të tjera në të ardhmen.
Disa prej dokumenteve përfshijnë raporte historike që datojnë nga viti 1947 për “disqe fluturuese”, si dhe materiale nga misionet hapësinore Apollo, ku astronautët kanë raportuar objekte të paidentifikuara gjatë vëzhgimeve nga Hëna.
Megjithatë, ekspertët që kanë analizuar materialet thonë se nuk ka prova konkrete që tregojnë për ekzistencën e teknologjisë jashtëtokësore apo jetës aliene.
Shumë nga pamjet, sipas tyre, mund të shpjegohen si fenomene natyrore ose gabime optike gjatë regjistrimit.
Një nga videot e publikuara ka tërhequr më shumë vëmendje, por disa analistë e kanë cilësuar si një efekt vizual i krijuar nga pajisjet optike dhe jo si objekt real i paidentifikuar.
Publikimi i këtyre dosjeve ka hapur sërish debat në SHBA mbi sekretin qeveritar dhe ekzistencën e mundshme të jetës jashtë Tokës, ndërsa disa kritikë e shohin këtë lëvizje edhe si një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga çështje të tjera politike.
Happening now...
Sali Llapa
ideas
Republic of Thieves!
Albania, this ship stuck in the business of theft!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
