Përshkallëzohet protesta para Kuvendit në Kosovë, hidhen mjete piroteknike dhe tymuese

2026-10-05 12:31:00 / KOSOVA ALFA PRESS
Përshkallëzohet protesta para Kuvendit në Kosovë, hidhen

Protesta para Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe pas miratimit në lexim të parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, ndërsa gjatë protestës janë hedhur mjete piroteknike në hapësirat përreth objektit.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Specialen u miratua në lexim të parë me 91 vota të deputetëve.

Megjithatë, miratimi në lexim të parë nuk ka shënuar edhe përfundimin e procesit.

Protestuesit po kërkojnë që ndryshimet ligjore të kalojnë edhe në leximin e dytë, në mënyrë që procedura parlamentare të përfundojë.

 

Po ndodh...