
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Neli Demi: Për ne politika nuk është vetëm denoncim, por alternativë për arsimin, shëndetësinë dhe të ardhmen e rinisë!

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Neli Demi: Për ne politika nuk është vetëm denoncim, por alternativë për arsimin, shëndetësinë dhe të ardhmen e rinisë
Mjeku psikiatër Neli Demi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, ka ndarë një video nga Kruja, ku flet për sfidat kryesore me të cilat përballen qytetarët dhe qasjen e tij për adresimin e tyre në zgjedhjet e 11 majit.
Demi ka theksuar se politika nuk duhet të ndalet vetëm tek evidentimi i problemeve, por të ofrojë alternativa konkrete për zgjidhjen e tyre.
Ai ka veçuar arsimin, shëndetësinë, ekonominë, korrupsionin dhe të ardhmen e rinisë si fusha që kërkojnë angazhim të menjëhershëm. “Do të vazhdoj të ndaj me ju vizionin tim dhe të Koalicionit Euroatlantik për të sjellë zgjidhje të prekshme për qytetarët,” – shprehet ai në video.
Me këtë angazhim, Demi synon të ofrojë një alternativë të qartë dhe të besueshme për qytetarët, në një garë elektorale që ka në qendër shpresën dhe ndryshimin e vërtetë.
Postimi i Neli Demit:
Të dashur miq! Gjatë dy javëve që kaluan kam shprehur këndvështimin tim në dhe të Koalicionit Euroatlantik -KEA mbi disa probleme të lidhura me arsimin, shëndetësinë, ekonominë, korrupsionit dhe rninë në vendin tonë! Por mendoj që politika nuk duhet vetëm të evidentojë problemet por edhe të ofrojë alternaziva për zgjidhjen e tyre. Në dy javët në vazhdim unë do shprehem pikërisht në lidhje me alternativat që synojnë zgjidhje të këtyre problemeve të ofruara nga KEA.
Video:
ideas

Magnificent Albania or Bazaar Albania!


Albanians must overcome the old Rama-Berisha polarization on May 11
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128