
Rikthimi i Bashës dhe shifrat që flasin/ Mbi 100 mijë vota që mund të kthehen në mandate deputetësh

Zgjedhjet e 11 majit po afrojnë dhe partitë do të garojnë për të shpalosur programin e tyre, kujtojmë që këto zgjedhje kanë dhe një kod të ri elektoral, pas marrëveshjes Rama-Berisha të cilët vendosën të mbyllin listat dhe të mos ketë lista të hapura, siç ishtë kërkesa e shumë partive të vogla, por dhe ish kreut të PD, Lulzim Basha.
Por si shkojnë partitë në zgjedhje, si janë ndarë % dhe si do pozicionohen qytetarët, për të cilët gara Rama-Berisha rikthehet sërish, që prej vitit 2013, ku PD me në krye Berishën pësoi humbjen e thellë pas 8 vitesh pushtet.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021, ku Lulzim Basha drejtonte PD, rezultati pothuajse u ngrit në pikën që mund të shkonte drejt rrotacionit politik.
Madje diferenca e PS me partitë opozitare të udhëhequra nga Basha ishte vetëm 30 mijë vota. Mjafton të heqim votat e Rrajës, Kokës dhe Jurgis Cyrbjes që zgjedhjet e 2021 të bien poshtë.
Po ashtu një ndikim të grupeve kriminale ka patur dhe në Elbasan, duke sjellë kështu një panoramë ndryshe për zgjedhjet e 2021.
Megjithatë sondazhet sot nuk tregojnë që PD i arrin e vetme 59 mandate, madje së bashku me LSI PD e sotme, drejtuar nga Berisha janë në % e vitit 2013 ose më poshtë.
Nga ana tjetër kemi dhe tablon e zgjedhjeve të 2023 ku PD garoi për Këshillat Bashkiakë dhe vetëm në disa bashki, mori rreth më shumë se 100 mijë vota.
Në atë kohë grupimi i Gaz Bardhit pothuajse e kishte bojktuar PD zyrtare, duke shkuar tek kandidatët e Berishës.
Duhet thënë se fushata e 2023 u zhvillua në kushte ku ndikuan disa faktorë për këtë rezultat të dobët nga PD.
E para,Lulzim Basha nuk mori pjesë në fushatë, pasi ishte momente ku ai bëri hapin pas pas dorëheqjes
E dyta, ndoshta për shkaqe të disa drejtuesve në PD, partia nuk doli me kandidatë në të gjitha bashkitë.
E treta, grupimi Bardhi, po sabotonte partinë duke nisur një fushatë për kandidatët e Berishës.
Sa vota mori PD në 2023
Në qarkun e Tiranës PD mori rreth 27 mijë vota (plus rreth 12 mijë vota Roland Bejko si kandidat për kreun e bashkisë), rreth 11 mijë vota në Fier, 15 mijë në Elbasan dhe 11 mijë në Durrës.
Pra tendenca e votës mund të prodhojë mandate deputetësh për grupimin Basha.
Po ashtu ky grupim mori rreth 9 mijë vota në Shkodër, 6 mijë vota në Berat, 7 mijë vota në Korçë dhe rreth 4 mijë vota në Lezhë.
Në total grupimi Basha mori rreth 109 mijë vota në total që në mandate deputësh mund të përkthehet në shfirat mbi 10 deputetë.
Së fundmi po ashtu po flitet për një koalicion më LZHK e Dashamir Shehit, parti e cila në 2023 arriti të marrë votat për tu përfaqësuar në Këshillin Bashkiak Tiranë.
PD 2023, Rezultatet në disa prej bashkive kryesore
Bashkia Tiranë 19.827 vota
Bashkia Kamëz 3536 vota
Bashkia Kavajë 2352 vota
Bashkia Elbasan 8433 vota
Bashkia Fier 4121 vota
Bashkia Durrës 8111 vota
Bashkia Shkodër 5670 vota
Bashkia Lushnjë 3092 vota
Bashkia Divjakë 2015
Bashkia Berat 2755 vota
Bashkia Vlorë 2498 vota
Bashkia Krujë 2016
Bashkia Korcë 1871/
Alfapress.al

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ideas


Political theater with the SP and DP lists

Magnificent Albania or Bazaar Albania!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128