
Luis Enrike paralajmëron Liverpulin: Nuk kemi çfarë të humbasim, shkojmë për fitore në “Anfield”

Trajneri i PSG-së, Luis Enrike, ka lëshuar një paralajmërim ndaj Liverpulit, duke thënë se skuadra e tij është në kushte perfekte për t’i sfiduar ata sot në “Anfield”.
Pavarësisht dominimit në “Parc des Princes”, francezët humbën 1-0 përballë skuadrës së Arne Slotit, nga një gol i Harvi Eliotit, 3 minuta nga fundi i ndeshjes. Kjo fitore u konsiderua nga shumë si e pamerituar dhe me fat dhe trajneri spanjoll e ka bërë të qartë që skuadra e tij është plot besim përpara ndeshjes së kthimit.
“Mendoj se ne do të jemi në formën më të mirë të mundshme për ndeshjen me Liverpulin. Nuk kemi asgjë çfarë të humbasim. Objektivi ynë i vetëm është fitorja dhe për këtë do të shkojmë. Futbolli t’i lejon surprizat. Është e vërtetë që ne ishim të demoralizuar dhe të trishtuar pas ndeshjes së parë, por ndërsa analizuam ndeshjen dhe pasi mundëm Ren, që është një skuadër e vështirë, kjo na bën optimistë. Unë e përsëris, ne nuk kemi asgjë çfarë të humbasim dhe kjo na bën një skuadër më të rrezikshme nga sa jemi zakonisht”.
Tekniku e bazon besimin e tij në përshtatshmërinë taktike të skuadrës së tij dhe lavdëroi forcën e mentalitetit të lojtarëve të tij në objektivin për të fituar trofe këtë sezon: “Më duhet që të nënvizoj mentalitetin e lojtarëve të mi. Të gjithë ata, luajnë ose jo, janë konkurrues dhe duan të luftojnë për gjithçka. Është një kënaqësi për mua që t’i stërvit ata. Forca jonë si skuadër është që ne nuk e kufizojmë veten vetëm në një rol, ne jemi shumë të fortë në marrjen e topit në gjysmëfushën kundërshtare, por ne jemi gjithashtu të zotë të bëjmë presing thellë ndaj kundërshtarit. Më pëlqen ekuilibri në skuadër”.
ideas

Magnificent Albania or Bazaar Albania!


Albanians must overcome the old Rama-Berisha polarization on May 11
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128