Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve
2026-08-26 17:11:00 / AKTUALITET
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kurorën e gjelbër të Sarandës, në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe rrezikojnë të përhapen drejt disa ndërtesave që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre në zonat përreth.
Për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo dëme në ndërtesat pranë, ndërsa situata vijon të monitorohet nga ekipet në terren.
Po ndodh...
The power of vanity! The protest broke the "magic" of Rama and Berisha
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128