Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën si i pavarur, duke argumentuar se kryeqyteti ka nevojë për një drejtues që nuk përfaqëson një parti politike.
Në deklaratën e tij ne Euronews Albania për kandidimin, ai është shprehur se Tirana duhet t’u rikthehet qytetarëve dhe se drejtimi partiak i bashkisë nuk ka sjellë përmirësimin e pritshëm të cilësisë së jetës.
I pyetur nëse, në rastin më të keq, do të jetë një kandidat i pavarur që do ta zhvillojë i vetëm këtë betejë, ndërsa në skenarin më të mirë pjesë e një fronti të bashkuar opozitar, Binaj u përgjigj shkurt: “Po”.
Gazetarja këmbënguli për të kuptuar se mbi çfarë mbështetet kjo bindje e tij dhe çfarë e shtyn të mendojë për një angazhim të tillë.
Binaj tha se vendimi lidhet me bindjen se ky është një kontribut që duhet ta japë kushdo që mendon se mund të ndikojë në përmirësimin e shoqërisë.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128