FOTO/ Dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së Viktor Bardhit, gjendet e djegur makina

Kjo është makina e gjendur e djegur, e autorëve, që dyshohet se është përdorur në ekzekutimin e Viktor Bardhit.
Automjeti i gjendur i djegur është një Audi A4. Sipas raportimeve, Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa janë ngritur kontrolle dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vrasja e sotme rikthen në vëmendje historikun e përplasjeve të përgjakshme që kanë tronditur prej vitesh Mirditën, ndërsa hetuesit pritet të verifikojnë edhe nëse ekziston ndonjë lidhje mes ngjarjes së sotme dhe atentatit ndaj Martin Bardhit.
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128