Dita e 95-të e protestës, zbulohet plani i ri, çdo ditë para një ministrie
2 September 2026, 23:17 / POLITIKË
Protesta qytetare ka hyrë në ditën e saj të 95-të dhe është rikthyer sot me pjesëmarrje të lartë.
Qindra qytetarë janë grumbulluar në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe kanë nisur marshimin e tyre, të shoqëruar me thirrje kundër qeverisë. Kërkesa kryesore mbetet e pandryshuar, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Por kësaj here protestuesve i është shtuar edhe një kërkesë tjetër, lirimi i menjëhershëm i personave që u shoqëruan nga policia një ditë më parë, pas përplasjeve para Kryeministrisë. Ndërkohë, organizatorët kanë njoftuar një strategji të re të lëvizjes.
Sipas planit, duke nisur nga nesër në orën 10:00, protestat do të zhvendosen çdo paradite para një institucioni të ndryshëm. E para do të jetë para Ministrisë së Arsimit.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
Nga Ermal Peçi
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Nga Gjergji Nika
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128