Protesta vijon edhe në Divjakë, banorët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Rezistenca nuk do ndalet

2 September 2026, 23:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta vijon edhe në Divjakë, banorët kundërshtojnë

34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kanë vijuar qëndresën kundër ndryshimeve të propozuara në kuadër të Reformës Administrative Territoriale 2.0.

Protestuesit kundërshtojnë mundësinë e bashkimit të Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnjë, duke argumentuar se një vendim i tillë do të cenonte identitetin e zonës.

Sipas banorëve, Divjaka duhet të vijojë të funksionojë si njësi e veçantë administrative dhe nuk duhet të humbasë statusin e bashkisë.

Prej nisjes së protestave, hartuesit e projektit të reformës nuk kanë dhënë sinjale për tërheqje, ndërsa banorët e Divjakës vijojnë rezistencën në shesh.

Protesta është mbyllur edhe këtë herë me një marshim në rrugët e qytetit, shoqëruar me thirrje në mbrojtje të autonomisë administrative të Divjakës.

“Divjaka bashki!”, “Mazniku propozon, Divjaka kundërshton!” dhe “Rama, jep dorëheqjen!” ishin disa prej thirrjeve të protestuesve.

Banorët kanë deklaruar se do të vijojnë protestën deri në një reagim konkret për kërkesën e tyre për ruajtjen e Bashkisë Divjakë.

Po ndodh...

ide