Hormuzi në flakë, sulmohen 2 cisterna dhe vriten marinarët, Rijadi: Irani të ndalë përshkallëzimin

2 September 2026, 23:27 / BOTA ALFA PRESS
Hormuzi në flakë, sulmohen 2 cisterna dhe vriten marinarët,

Arabia Saudite ka dënuar atë që e cilëson si sulm iranian ndaj një supercisterne saudite në Ngushticën e Hormuzit, ku humbën jetën dy marinarë filipinas.

Kompania shtetërore saudite e transportit detar, Bahri, konfirmoi se anija Sidr u përfshi në një incident sigurie, ndërsa po kalonte ngushticën.

Sipas kompanive të sigurisë detare, mjeti lundrues u godit nga predha në veri të gadishullit Musandam të Omanit. Po ashtu, një anije cisternë në pronësi të një kompanie koreano-jugore u godit në lindje të Musandamit rreth së njëjtës orë.

Irani nuk ka komentuar drejtpërdrejt akuzat saudite, por më herët deklaroi se dy cisterna kishin marrë flakë pasi kishin goditur mina, ndërsa lundronin në një itinerar të paautorizuar.

Ngjarja ndodh në një periudhë të përshkallëzimit të fortë mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Riadi i ka bërë thirrje Teheranit të ndalë përshkallëzimin dhe të respektojë sigurinë e lundrimit ndërkombëtar, sovranitetin e shteteve dhe furnizimin global me energji. (A2 Televizion)

Po ndodh...

ide