Një ditë pas mbledhjes 4-orëshe në Vilën e Kuqe, Rama thërret sërish sot socialistët

3 September 2026, 09:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarët e qeverisë. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja pritet të fokusohet te organizimi i socialistëve në terren përmes nismës “Prania Besnike”, ndërsa një tjetër çështje që pritet të jetë në tryezë janë ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar.

Takimi vjen një ditë pas mbledhjes së zhvilluar në Vilën e Kuqe në Tiranë, ku Rama mblodhi drejtuesit politikë, ministrat dhe zëvendësministrat.

Gjatë takimit të djeshëm u diskutua për kalendarizimin e nismës “Prania Besnike” në territore të ndryshme, si edhe për ndryshimet ligjore që lidhen me platformën “PasqyrAlbania”.

Mbledhja në Vilën e Kuqe zgjati më shumë se katër orë. Pas saj, qeveria bëri publike një sërë vendimesh dhe projektligjesh që lidhen me fusha të ndryshme, nga mbrojtja e mjedisit dhe rindërtimi te siguria publike, administrimi i objekteve të konfiskuara dhe marrëveshjet fiskale me vende të tjera.

Në mbledhjen e sotme pritet të përcaktohen drejtimet e mëtejshme të qeverisë dhe të Partisë Socialiste, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Rama do të bëjë zyrtare ndryshime në përbërjen e kabinetit.

Po ndodh...

ide