Gaz lotsjellës pa masë te Rruga e Elbasanit! Policia bllokon kryqëzimin te Xhamia e Namazgjasë

15 October 2026, 16:48 / AKTUALITET ALFA PRESS
Gaz lotsjellës pa masë te Rruga e Elbasanit! Policia bllokon

Përplasjet dhe ndërhyrja e forcave të rendit janë përhapur përgjatë Rrugës së Elbasanit, pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku situata po precipiton me shpejtësi.

Efektivët e policisë kanë vendosur një bllokadë të fortë në kryqëzim për të pamundësuar lëvizjen dhe depërtimin e turmës drejt godinës së Parlamentit. Nën këtë perimetër sigurie, forcat e rendit kanë lëshuar sasi të mëdha gazi lotsjellës, duke e hedhur atë drejtpërdrejt në mes të turmës së protestuesve që po qëndronin në mënyrë paqësore.

Përdorimi masiv i gazit në këtë aks ka krijuar kaos dhe panik te qytetarët e pranishëm, ndërsa lëvizja drejt zonës së Parlamentit mbetet tërësisht e bllokuar nga kordoni policor për momentin.

 

 

Po ndodh...

ide