Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15 November 2026, 15:09 / AKTUALITET ALFA PRESS
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç,

 

E moshuara ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm, ndërsa dyshohet se është mbytur në lumë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 14:00, në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç, është gjetur pa shenja jete shtetasja F. M., rreth 85 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se është mbytur në lumë.

85-vjeçarja ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.”– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Po ndodh...