Greqia mobilizohet, pas kërcënimit iranian

Në krahun lindor të NATO-s është ngritur alarmi pas publikimit të planeve iraniane për të transferuar luftën në bazat amerikane në Evropë, në rast se tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen.
Artikulli i Financial Times thekson se Irani ka aftësinë për të goditur bazat e SHBA-së dhe NATO-s në rajon, duke përmendur konkretisht bazat në Qipro dhe Bullgari.
Sipas raportit, Irani po shqyrton goditjen e objektivave amerikane në Evropë nëse Presidenti Donald Trump përshkallëzon luftën.
NATO reagoi menjëherë, me një zëdhënës që i tha CNN se aleanca është gati të “përballet me çdo kërcënim” dhe të mbrojë anëtarët e saj.
Hakmarrja e Iranit përfshin skenarë të sulmeve kundër objektivave amerikane në Evropën Juglindore, si Bullgaria dhe Qiproja, por edhe mundësinë e sabotimit të infrastrukturës kritike, përfshirë kabllot nënujore të fibrës optike në Ngushticën e Hormuzit.
Garda Revolucionare iraniane ka paralajmëruar se në rast të një konflikti të ri, Irani do të braktiste strategjinë e mëparshme të fokusuar në Lindjen e Mesme dhe do të shtrinte sulmet përtej rajonit. Muajin e kaluar, një dron iranian shënjestroi bazën britanike të Akrotirit në Qipro, duke shkaktuar mobilizimin e menjëhershëm të Athinës.
Athina reagoi duke dërguar avionë luftarakë F-16, fregata si “Kimon”, si dhe duke vendosur bateri Patriot. Ky mobilizim u pa si model për reagimin e forcave të tjera në rajonin lindor të Mesdheut.
Burime nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare greke konfirmojnë se po shqyrtohet transferimi i një baterie Patriot nga Karpathosi në bazën e Sudës, nëse situata përshkallëzohet.
Në të njëjtën kohë, Greqia po analizon mundësinë e ndihmës për Bullgarinë, duke i siguruar një sistem Patriot për forcimin e mbrojtjes kundërajrore dhe antibalistike, nëse kërkohet dhe miratohet nga Këshilli Qeveritar i Sigurisë Kombëtare.
Për sigurinë e Qipros, në zonë mbeten të dislokuara katër avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore Greke dhe fregata e Marinës “Nikiforos Fokas”.
NATO ka theksuar se është e gatshme të kundërshtojë çdo kërcënim, duke kujtuar se më herët këtë vit sistemet e saj mbrojtëse interceptuan me sukses katër raketa balistike iraniane të drejtuara drejt Turqisë. “Qëndrimi ynë parandalues dhe mbrojtës është i fortë dhe efektiv”, deklaroi një zyrtar i NATO-s për CNN.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128