Përleshje e përgjakshme në Itali, katër shqiptarë sulmohen me thika e çekiç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Trieste të Italisë, ku katër shqiptarë nga Kosova janë sulmuar nga disa persona të armatosur me thika, çekiç dhe sprej me piper.
Mësohet se të katër shqiptarët kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pas një ndjekjeje me makinë. Automjeti me të cilin po udhëtonin ata është ndjekur nga një tjetër automjet dhe më pas është përplasur, duke detyruar që të ndalonin. Pasi kanë dalë nga automjeti, ata janë sulmuar nga autorët me thika, çekiç dhe sprej me piper.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat dhe shërbimet e policisë, ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin Cattinara.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e sakta të sulmit. Hetuesit e policisë dyshojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me kontrata ndërtimi. Policia italiane vijon hetimet dhe është vënë në kërkim të autorëve, të cilët dyshohet se janë rreth pesë persona.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128