EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është lokalizuar dhe arrestuar në Malësinë e Madhe, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”.
Shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin në fshatin Kosan.
Në pranga ka rënë Franko Broqi, 32 vjeç, banues në fshatin Kosan, i cili u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Broqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata për Hetimet Paraprake në Gjykatën e L’Aquila-s kishte lëshuar urdhër-arrest ndaj tij.
Ai akuzohet nga autoritetet italiane për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Prishje e vulave të vendosura nga autoritetet”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.
Pas arrestimit, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, ka vijuar procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit drejt Italisë.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128