Mourinho përcakton formacionin e Real Madridit, gjashtë lojtarë të sigurt si titullarë

20 August 2026, 10:45 / SPORT ALFA PRESS

Sipas emisionit El Larguero, Jose Mourinho ka nisur të qartësojë formacionin bazë të Real Madridit për sezonin e ri, duke përcaktuar gjashtë futbollistë që konsiderohen titullarë të padiskutueshëm.

Në listën e trajnerit portugez janë Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham, Yan Diomande, Marc Cucurella dhe Thibaut Courtois.

Ndërkohë, Arda Guler pritet ta nisë sezonin pas Bellinghamit në hierarkinë për pozitën e numrit 10, pavarësisht paraqitjeve pozitive gjatë sezonit të kaluar dhe fazës parasezonale.

Konkurrencë e fortë pritet edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Trent Alexander-Arnold dhe Denzel Dumfries do të luftojnë për një vend në formacion.

Në qendër të mbrojtjes, në garë janë Dean Huijsen, Ibrahima Konate dhe Antonio Rudiger, ndërsa për dy pozitat më të thella në mesfushë do të konkurrojnë Federico Valverde, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga.

Real Madridi do ta nisë sezonin e ri në La Liga të shtunën, ndaj Espanyolit.

Po ndodh...