Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit! Të majtët braktisin mbledhjen, i moshuari kërcënon t’i godasë me shkop

Këshilltarët e majtë kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Maliqit, e cila ishte thirrur jashtë radhe me kërkesë të opozitës.
Mbledhja nisi rreth orës 10:00, por zgjati vetëm rreth 20 minuta. Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak të Maliqit për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale.
Situata u tensionua pasi grupi i këshilltarëve të majtë deklaroi se nuk do të merrte pjesë në vendimmarrje lidhur me propozimin që duhet t’i dërgohet Kuvendit.
Pas kësaj deklarate, kryetari i Këshillit Bashkiak njoftoi mbylljen e mbledhjes, vendim që shkaktoi reagime të forta nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët e pranishëm në sallë.
Sipas pamjeve nga mbledhja, këshilltarët e majtë u larguan nga salla brenda pak sekondash, ndërsa këshilltarët e opozitës vijuan diskutimet dhe deklaratat e tyre.
Opozita e ka kundërshtuar këtë veprim, duke e cilësuar si shmangie të procesit të vendimmarrjes për një çështje që lidhet drejtpërdrejt me qëndrimin e Bashkisë Maliq për rishikimin e hartës administrativo-territoriale.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128