“Furnizonin” me drogë Mykonosin, arrestohen dy shqiptarë, Policia u sekuestron edhe 65 mijë euro

20 August 2026, 11:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të moshës 37 dhe 44 vjeç, të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike në ishullin e Mykonosit. Bëhet fjalë për shtetasit Petrit Myzyri, nga Berati, dhe Daniel Dhamaj, nga Vlora.

Arrestimi i tyre u bë ditën e djeshme pas një hetimi të policisë greke, i cili përfshiu mbikëqyrje të fshehtë në terren dhe verifikimin e provave të mbledhura. Dy shqiptarët dyshohet se trafikonin së bashku lëndë narkotike. Një sasi e konsiderueshme droge ishte fshehur në një automjet privat të parkuar, të cilin të dyshuarit e përdornin për transport.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tyre, në një motoçikletë dhe në dy automjete private që përdornin, policia gjeti dhe sekuestroi 365.8 gramë MDMA të ndarë në 6 pako, 76.3 gramë kokainë rozë, e ndarë në 19 pako, 36.5 gramë kokainë të ndarë në 41 pako, 36 ilaçe tableta farmaceutike, pa recetë, 65,900 euro dhe 125 dollarë amerikanë, të fituara nga trafikimi i drogës, 3 telefona celularë, peshore precize, materiale paketimi.

Po ndodh...