Çfarë ka ndodhur 11 qershor ndër vite?!

11 Qershor 2024, 08:05 / JETË ALFA PRESS

Çfarë ka ndodhur 11 qershor ndër vite?!

11 Qershori është dita e 162-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 203 ditë.

Ngjarje

1184 pes – Lufta trojane: Troja shkatërrohet dhe digjet – kjo datë sipas përllogaritjeve nga Eratosthenes. Në mitologji, Lufta e Trojës u zhvillua kundër qytetit të Trojës nga Achaeans pasi Parisi i Trojës rrëmbeu Helenën nga burri i saj Menelaus, mbret i Spartës. Historia e kësaj lufte është transmetuar permes shumë veprave letrare, kryesisht Iliadës së Homerit. Iliada ka të bëjë me vitin e fundit të rrethimit të Trojës; vazhdimi i saj, Odisea, përshkruan udhëtimin e Odiseut për në shtëpi (Itakë).

173 – Luftrat Markomanike Wars: Ushtria romake në Moravi rrethohet nga forcat e fisit gjermanik Quadi që shkelën në traktat paqeje. Por një stuhi e fortë bëri që gjermanikët të shpërndaheshin perandori Marcus Aurelius e përshkroi këtë betejë si “mrekulli e shiut”. Fushatat kundër fiseve gjermanike mbulojnë shumicën e viteve të qeverisjes së Mark Aureli (161 pes – 180); ishte gjatë kësaj periudhe 20 vjeçare që perandori filloi të hedhë në letër meditime filozofike, të cilat kanë arritur deri sot.

1580 – Juan de Garay themelon Buenos Airesin.

1644 – Një letër që mban këtë datë, shkruar nga Evangelista Torrricelli, tregon se ky shkencëtar italian sapo kishte shpikur barometrin.

1788 – Eksploruesi rus Gerasim Izmailov arrin Alaska, duke shënuar krijimin e kolonive ruse të Amerikës në Alaska.

1903 – Një grup oficerësh serbë sulmon pallatin mbretëror në Beograd duke vrarë mbretin Aleksandër Obrenoviç dhe gruan e tij, mbretëreshën Draga.

1935 – Në Alpin, Nju Xhersi, shpikësi Edwin Armstrong kryen demonstrimin e parë publik të transmetimit radiofonik FM në Shtetet e Bashkuara. FM është akronim për Frequency Modulation (Frekuenci të Ulta, Zakonisht 87,5-108,0 MHz ) që të japin zë me besnikëri të lartë (High Fidelity) për transmetimet në radio.

1937 – Spastrim i madh: Bashkimi Sovjetik nën Stalinin, ekzekuton 8 udhëheqës të ushtrisë.

1955 – Shtatëdhjeteshtatë persona humbën jetën dhe 77 të tjerë u plagosën, kur një veturë e garave u rrotullua dhe doli nga pista e garës, duke u përplasur në turmën e shikuesve.

1970 – Anna Hays dhe Elizabeth Hoisington marrin zyrtarisht detyrën, duke u bërë gjeneralet e para femra në ushtrinë amerikane.

1976 – Gjykimi i 13 mercenarëve – 10 prej të cilëve britanikë – fillon në Angolë, me një heshtje të madhe publike lidhur me akuzat konkrete kundër tyre.

1987 – Margaret Thatcher udhëheq Partinë Konservatore drejt fitores së tretë radhazi në zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë së Madhe.

1998 – Më tepër se një milion njerëz në Sudan përballen me urinë, gjë kjo që nxit Kombet e Bashkuara që të shpallin katastrofë në rajon.

2001 – SHBA, Timothy McVeigh ekzekutohet për rolin e tij në shpërthimin në qytetin Oklahoma ku mbetën të vrarë 149 të rriturit dhe 19 fëmijë; ai kurrë nuk shprehu keqardhje. Ky ishte ekzekutimi i parë me vdekje nga qeveria federale amerikane në 38 vjet.

2002 – Antonio Santi Giuseppe Meucci njihet si shpikësi i parë i telefonit nga ana e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Antonio Meucci, (1808-1889), emigrant Italian, ishte shpikës dhe mik e bashkëpunëtor i Giuseppe Garibaldit. Meucci kishte vendosur një lidhje elektromagnetike komunikimi me zë midis shtëpisë dhe laboratorit tij. Por patenta për këtë shpikje e regjistruar në vitin 1871, nuk përmendte se transmetimi zanor ishte elektromagnetik. Pajisja e parë e këtij lloji do të regjistrohej vetëm pas 5 vjetësh, më 1876, nga Alexander Graham Bell

2004 – Zhvillohet funerali shtetëror për ish-presidentin amerikan, Ronald Reagan, në Washington.

2008 – U miratua Himni i Kosovës.

Lindje

1945 – Beqir Musliu – shkrimtar.

Vdekje

1979 – John Wayne, aktor amerikan
1982 – Al Rinker, këngëtar amerikan, dhe anëtar i Rhythm Boys (lindi më 1907)
1984 – Enrico Berlinguer, politikan komunist italian (lindi më 1922)
1991 – Cromwell Everson, kompozitor i Afrikës së Jugut (lindi më 1925)
1993 – Ray Sharkey, aktor amerikan (lindi më 1952)
1996 – Brigitte Helm, aktore gjermane (lindi më 1908)
1998 – Catherine Cookson, romanciere britanike (lindi më 1906)
2007 – Imre Friedmann, shkencëtar amerikan (lindi më 1921)
2008 – Vo Van Kiệt, ish- kryeministri i Vietnamit (lindi më 1922)
2008 – Miroslav Dvorak, lojtar hokej mbi akull çek(lindi më 1951)