Jude Bellingham, lideri i së ardhmes te Reali i Madridit

16 October 2026, 23:27 / SPORT ALFA PRESS

Jude Bellingham, lideri i së ardhmes te Reali i Madridit

Jude Bellingham pritet të mbetet në kryeqytetin spanjoll, duke u shndërruar në një nga gurët e themelit për të ardhmen e Realit të Madridit.

Mesfushori i kombëtares angleze ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre, duke firmosur një kontratë të re që do ta mbajë të lidhur me spanjollët s deri në vitin 2031.

Talenti anglez veshi për herë të parë fanellën e "Los Blankos" në merkaton e verës së vitit 2023. Atëherë, madrilenët paguan një shifër prej 127 milionë eurosh për ta transferuar nga radhët e Borusias së Dortmundit, duke i ofruar një kontratë fillestare deri në vitin 2029.

Që nga ai moment, rrugëtimi i tij me "Mbretërit" ka qenë i jashtëzakonshëm. Në 150 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, Belingam ka arritur të lërë gjurmë duke shënuar plot 49 gola dhe duke dhuruar 36 asiste për shokët e skuadrës.

Këto paraqitje fantastike e kanë kthyer atë shumë shpejt në një nga lojtarët më të dashur për tifozërinë madrilene.

Por synimet e klubit për të shkojnë përtej statistikave. Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle "AS", drejtuesit e Realit të Madridit po kërkojnë me ngulm një lojtar me personalitet të fortë që mund të marrë rolin e liderit absolut në dhomën e zhveshjes.

Projekti i klubit është i qartë: Bellingham është i përzgjedhuri për të mbajtur peshën e skuadrës dhe për të qenë pasardhësi i denjë i legjendave që kanë bërë historinë e klubit, si Dani Karvahal, Luka Modriç dhe Toni Kross.

Po ndodh...