Kim Kardashian dhuron 50 mijë dollarë për familjet në kufirin SHBA-Meksikë

Kim Kardashian ka dhuruar 50 mijë dollarë, rreth 43 mijë euro, për të mbështetur familjet që jetojnë në zonat kufitare mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Ylli 45-vjeçar mori pjesë në mbrëmjen vjetore të bamirësisë “This Is About Humanity”, të organizuar në Los Angeles, ku bëri edhe donacionin për organizatën jofitimprurëse që ndihmon familjet e ndara dhe të ribashkuara.
Organizata ofron ndihma bazë, mbështetje ligjore dhe shërbime për shëndetin mendor për familjet dhe fëmijët që ndodhen në situata të vështira.
“This Is About Humanity” është bashkëthemeluar nga Zoe Winkler Reinis, shoqe e vjetër e Kardashian dhe vajza e aktorit të njohur Henry Winkler.
Kardashian mori pjesë në event pa të dashurin e saj, Lewis Hamilton. Ajo tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, e veshur në ngjyrë krem, ndërsa gjatë mbrëmjes pozoi së bashku me organizatoren Zoe Winkler Reinis dhe të ftuar të tjerë.
Eventi i këtij viti nderoi aktorin Wilmer Valderrama, i cili u vlerësua me Çmimin Humanitar për mbështetjen e tij ndaj organizatës dhe kauzës së saj.
Gjatë fjalimit të tij, Valderrama theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe të ndihmës për familjet dhe fëmijët që përballen me vështirësi.
Fondet e mbledhura gjatë mbrëmjes do të përdoren për programe që mbështesin familjet në kufirin SHBA-Meksikë, duke përfshirë ndihmën ushqimore, shërbimet ligjore dhe mbështetje të tjera jetike.
Me donacionin e saj prej 50 mijë dollarësh, Kardashian iu bashkua listës së figurave publike që po kontribuojnë në mbështetjen e familjeve të prekura nga ndarja dhe pasiguria në zonat kufitare.
Po ndodh...
Demokracinë e hedhim në kuti, politikanët e fusin në xhep
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128