Dëshmia tri orëshe në Prokurori, Naim Murseli jep version tjetër për vrasjen e Liridonës

Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, dha sot një version krejt tjetër për ngjarjen, teksa u pyet për tri orë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, u shpreh se dëshmia e Murselit nuk është e njëjta më ata të publikuar më herët.
“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime të Rënda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe i pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale”.
Në seancat e radhës, do të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë.
“Në të ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë dhe pas dëgjimit të tyre do t’ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve të tyre”, tha avokatja.
Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ndodhen në paraburgim për vrasjen e Liridona Ademajt.
Ndaj Murselit, rëndon vepra penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, ndaj Plavës vepra penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa ndaj Kokallës bashkëpunim në vrasje.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të viti të kaluar në Prishtinë, në një ngjarje që ishte inskenuar si grabitje, por më pas u zbulua se ishte plan i menduar deri në detaje për ekzekutimin e saj.
-
-
Talenti 18-vjeçar nga Elbasani firmos te Empoli
24 Janar, 20:45 -
Pse u qëllua Zamir Kalemi pasi vizitoi të vëllanë në spital
24 Janar, 20:44 -
-
Lojtari i Ajax dëmtohet rëndë, mbetet një vit jashtë
24 Janar, 20:31
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





