Kurti: Destruktiviteti i Beogradit s’duhet ta ngadalësojë integrimin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, tha se Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbin të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE.
Kjo, pasi sipas tij, procesin e normalizimit të marrëdhënieve varet nga Serbia më shumë se sa nga Kosova.
Kurti tha se Kosova është kampione në Ballkan sa i përket shumë proceseve si sundimit të ligjit e zhvillimit ekonomik, e për këtë ai ka thënë se është e pa drejtë që Kosova të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë. Ai i bëri këto komente në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë.
“Unë e ritheksoj që Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit të marrdhëdhënieve me Serbinë, që më shumë varet nga Serbia se sa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE. Edhe sa i përket sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, të drejtave politike, lirive civile, cilësisë së zgjedhjeve Serbia është e pa krahasueshme më Kosovën. Kosova është kampione e Ballkanit sa i përket rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes sociale. Janë dyfishuar investimet e huaja. E tash gjithë ky proces ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë që orkestron e financon paramilitar, nuk është e drejtë. Unë e kuptoj që BE-ja e dëshiron fqinjësinë e mirë, në jemi për fqinjësi të mirë por fqinjësi e mirë nënkupton njohët të ndërsjellët de facto dhe de jure. Prandaj destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën”, tha ai.
-
-
-
Goditet me thikë 16-vjeçari në Tiranë
26 Janar, 13:59 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




