"Potencial për tensione në Kosovë", Stoltenberg paralajmëron: Situata në Ballkan, e brishtë

Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është ende shumë e brishtë dhe ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje-Hervegovinë. Është shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg që e bëri një paralajmërim të tillë, pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi Millojko Spajiq.
Ai tha se aleanca ushtarake është e gatshme të kryejë mandatin e saj në Kosovë për të garantuar stabilitet, ashtu sikurse në Bosnje dhe Hercegovinë. Ballkani Perëndimor, forcimi i NATO-s, dhe përgatitjet për samitin e Uashingtonit, ishin temat kryesore të këtij takimi.
“Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet e brishtë. Dhuna që ka shpërthyer në Kosovë ishte e papranueshme. Kjo ka bërë që NATO të angazhojë menjëherë forca shtesë në Kosovë”.
Shefi i aleancës theksoi se NATO ka bashkëpunim të ngushtë me BE-në, sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përmendi rëndësinë e mbështetjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Stoltenberg paralajmëroi se javën që vjen, Këshilli i Atlantikut të Veriut, trupi më i lartë politik i aleancës, do të vizitojë Bosnje -Hercegovinën, për të dëshmuar në këtë mënyrë edhe mbështetjen e pa rezervë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës.
Nga ana e tij, kryeministri i Malit të Zi, Spajiq, ka thënë se për vendin e tij, stabiliteti në Kosovë ka rëndësi të veçantë dhe, në rast nevoje Mali i Zi është i gatshëm për të rritur praninë e ushtarëve të saj në misionin e KFOR-it.
-
-
-
Dumani konfirmoi se Meta është nën hetim, reagon kreu i PL
26 Janar, 14:53
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



