Molotovë drejt Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë, policia dhe FNSH në gatishmëri

21 October 2026, 19:10 / POLITIKË ALFA PRESS
Molotovë drejt Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë,

Tensionet përpara institucioni të kryeministrisë dhe selisë së Kuvendit janë ndezur ndjeshëm gjatë orëve të mbrëmjes në protestën e sotme.

Grupe të rinjsh kanë hedhur lëndë djegëse dhe bomba molotovë në drejtim të godinës së Kuvendit dhe pranë Kryeministrisë, aty ku janë pozicionuar edhe trupat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Nga ana tjetër, forcat e Policisë së Shtetit ndodhen të vendosura pranë të dyja institucioneve kyçe, në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve dhe garantimin e rendit.

 

 

Po ndodh...